Ambasada Gjermane Dënon Dhunën në Protesta: Udhëheqësit Politikë Të Përmbushin Përgjegjësitë

Ambasada Gjermane Dënon Dhunën në Protesta: Udhëheqësit Politikë Të Përmbushin Përgjegjësitë

Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj protestës së Partisë Demokratike të zhvilluar ditën e djeshme.

Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada ka theksuar se e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojë dhunën kundër njerëzve apo pronës.

Në reagimin e saj, Ambasada Gjermane ka mbështetur fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit.

“Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci”, ka deklaruar Ambasada.