Altin Bojni, kryebashkiaku i sapozgjedhur i Matit: “Fitore e gjithë matjanëve, mandat i unitetit dhe zhvillimit.”

Altin Bojni, kryebashkiaku i sapozgjedhur i Matit: “Fitore e gjithë matjanëve, mandat i unitetit dhe zhvillimit.”
Të dashur matjanë, Sot dua t’ju drejtohem me mirënjohjen më të thellë që mund të ndiej një njeri që merr besimin e qytetit të tij. Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj, për votën tuaj, për forcën dhe shpresën që më dhatë gjatë gjithë kësaj fushate. Kjo fitore nuk është vetëm e imja apo e Partisë Socialiste, është fitore e Matit, e çdo familjeje, e çdo lagjeje, e çdo fshati që besoi se puna, ndershmëria dhe përkushtimi sjellin ndryshim. Ju falënderoj që më dhatë nderin dhe përgjegjësinë të jem kryetari juaj. E marr këtë detyrë me përulësi, me ndjenjë shërbimi dhe me bindjen e plotë se ky mandat do të jetë mandati i unitetit dhe i vijimit të punëve për të gjithë. Do të jem kryetar i çdo matjani — pavarësisht bindjeve politike, origjinës apo pozicionit. MSepse besoj se bashkia është e çdo qytetari që e do Matin dhe dëshiron ta shohë përpara. Falë punës së bërë viteve të fundit, ne kemi ndërtuar një bazë të fortë. Tani është koha të ecim edhe më tej të përfundojmë projektet e nisura, të sjellim investime të reja, të krijojmë mundësi pune për të rinjtë dhe kushte më të mira jetese për të gjithë. Do të punoj çdo ditë, me transparencë dhe përkushtim, që fjala “zhvillim” të mos mbetet premtim, por realitet në çdo shtëpi dhe çdo fshat. Të dashur matjanë, Sot dua t’ju drejtohem me mirënjohjen më të thellë që mund të ndiej një njeri që merr besimin e qytetit të tij. Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj, për votën tuaj, për forcën dhe shpresën që më dhatë gjatë gjithë kësaj fushate. Kjo fitore nuk është vetëm e imja apo e Partisë Socialiste, është fitore e Matit, e çdo familjeje, e çdo lagjeje, e çdo fshati që besoi se puna, ndershmëria dhe përkushtimi sjellin ndryshim. Ju falënderoj që më dhatë nderin dhe përgjegjësinë të jem kryetari juaj. E marr këtë detyrë me përulësi, me ndjenjë shërbimi dhe me bindjen e plotë se ky mandat do të jetë mandati i unitetit dhe i vijimit të punëve për të gjithë. Do të jem kryetar i çdo matjani — pavarësisht bindjeve politike, origjinës apo pozicionit. MSepse besoj se bashkia është e çdo qytetari që e do Matin dhe dëshiron ta shohë përpara. Falë punës së bërë viteve të fundit, ne kemi ndërtuar një bazë të fortë. Tani është koha të ecim edhe më tej të përfundojmë projektet e nisura, të sjellim investime të reja, të krijojmë mundësi pune për të rinjtë dhe kushte më të mira jetese për të gjithë. Do të punoj çdo ditë, me transparencë dhe përkushtim, që fjala “zhvillim” të mos mbetet premtim, por realitet në çdo shtëpi dhe çdo fshat.