
Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ka lançuar një metodë të re komunikimi me publikun ku personat të cilët referojnë problemet e tyre në portalin ealbania ai i telefonon dhe mundohet që t’ju jap zgjidhje. Një nga telefonatat e sotme ishte me Pranverën e cila jetonte në fshatin Lis bashkë me bashkëshortin edhe fëmijët. Problemi i cili shtronte Pranvera ishte mjaft i thjeshtë, familja e saj kishte nevojë për ndihmë ekonomike, pasi as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk ishin në punë duke e bërë jetesën mjaft të vështirë. Ajo gjithashtu i tha kryeministrit që jeton në vendlindjen e kryetarit aktual të Bashkisë Mat, Malaj duke marrë si përgjigje nga Rama që problematika e saj do ti adresohet pikërisht kryebashkiakut.
Video nga biseda