Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Fituesi i zgjedhjeve bashkëbisedoi me diplomatin nga Tirana rreth marrëdhënieve midis dy vendeve.
Postimi i plotë:
Pas ambasadorit amerikan dje, ambasadori shqiptar Qemal Minxhozi dhe sekretarja e parë e ambasadës, znj. Klodiana Karaj sot u pritën në një takim nga kryetari i LVV-së, z. Albin Kurti, dhe asistentja e tij, Valë Gjonbalaj.
Ambasadori e përgëzoi z. Kurti për fushatën e qetë zgjedhore, procesin e lirë dhe demokratik zgjedhor, pa incidente, si edhe fitoren e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e rritjes dhe thellimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Qeveritë të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer çdo barrierë e burokraci e për ndërtuar marrëdhënie model të bashkëpunimit në rajon, veçanërisht në fushën e ekonomisë, u shpreh z. Kurti dhe për këtë ai shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij të plotë në funksion të realizimit të këtij qëllimi.