Ballina POLITIKE Akuzuan për falsifikim firme/ Kreu i PD Mat, Arjan Lika: 3 delegatët...

Akuzuan për falsifikim firme/ Kreu i PD Mat, Arjan Lika: 3 delegatët e Matit kanë firmosur me vullnet të plotë në praninë time

0

Menjëherë pas denoncimit për falsifikim të firmave nga 3 delegatët e Matit Myrvete Vata, Myrvete Shema, Akil Ceka kanë ardhur edhe reagimet e para. Kryetari i Partisë Demokratike Dega Mat Arjan Lika është shprehur se këta 3 delegatë kanë firmosur me vullnetë të plotë në prani të tij

Statusi i Arjan Likës në facebook

Të dashur miq, nëpër portale apo rrjete sociale kam mësuar se tre delegate të degës PD Mat,
Myrvete Vata, Myrvete Shema, Akil Ceka, kanë shfaqur reagime lidhur me firmat për kuvendin e PD me dt 18 dhjetor.
Deklaroj me përgjegjësi të plotë dhe të provuar me dokumente se të tre delegatët kanë firmosur formularin e pjesmarrjes në kuvendin e PD në dt 18 dhjetor me vullnet të plotë në praninë time si kryetar i Degës PD Mat.
Une nuk di motivet e këtij reagimi të tre miqve tanë, nëse është reflektim ato gëzojnë respekt të plotë dhe janë të lirë të zgjdhin të marrin pjesë apo jo, në rast se reagimi vjen për shkak të presioneve të natyrave të ndryshme dua ti garantoj se PD është në mbështetje të tyre e nuk do të lejojë as sot as nesër askënd që do të guxojë të intimidojë antarët e mbështetesit e saj.

Exit mobile version