Ballina SOCIALE Akuzat e rënda/ Lulzim Lleshi: Të zbardhet vrasja e vëllait, Arturit, kam...

Akuzat e rënda/ Lulzim Lleshi: Të zbardhet vrasja e vëllait, Arturit, kam dyshime tek ish bashkëshortja ime

0

Në Dhjetor të vitit 2018 pas 9 muaj zhdukje u gjet në një tunel në fshatin Gjuras të Bulqizës i vrarë me tre plumba 31 vjeçari Artur Lleshi. Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy vite nga kjo ngjarje nuk ka ende asnjë autor të kësaj vrasjeje të rëndë. Nisur nga kjo, vëllai i Arturit, Lulzim Lleshi kërkon drejtësi për gjetjen e autorit të vrasjes së vëllait të tij. Duke qenë se Prokuroria e Dibrës dhe Policia ende nuk e kanë zbardhur ngjarjen, Lulzimi ka kërkuar ndihmën e medias për ta rikthyer edhe njëherë në vëmendjen e publikut. Në prononcimin e tij, Lulzim Lleshi thotë se ka dyshime të forta që vrasja të ketë si autor apo organizator të saj familjarët e tij, e konkretisht ish bashkëshorten.

Artur Lleshi u denoncua si i zhdukur edhe nga bashkëshortja e tij para se ai të gjendjej i vrarë në tunel. Në atë kohë, të dhënat e vetme për familjarët ishin që Arturi ishte nisur për të punuar në Maqedoninë e Veriut si çoban me datë 10 Prill të vitit 2018, por që prej asaj date nuk kishin asnjë kontakt.

https://youtu.be/-K2Gc3Pos6M

Exit mobile version