Akulli bëhet burim aksidentesh në rrugën e Arbrit dhe atë Klos – Burrel

0
32



Prania e akullit në rrugë është kthyer në burim aksidentesh në rrugën e Arbrit dhe atë nacionale Klos – Burrel.

Megjithëse nuk ka patur reshje bore, lagështia e krijuar në asfalt është kthyer në akull gjatë orëve të natës ku temperaturat kanë zbritur deri në- 3 gradë celsius.

Firmat mirëmbajtëse të këtyre rrugëve nuk kanë bërë kriposjen, e për pasojë është krijuar akull.

Në orët e paradites ka patur disa aksidente, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz por vetëm me dëme materiale.

Aksidentet janë shënuar në disa pika të rrugës Klos – Burrel, kryesisht në zona që nuk përshkohen nga rrezet e diellit gjatë stinës së dimrit.