Rekamë

Temperaturat e ulta gjatë natës mes dy ditëve të para të javës kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel – Skuraj. Prania e ujit në xhade është kthyer në akull natën pasi temperatura zbriti deri në – 5 gradë celsius.

Problem për drejtuesit e mjeteve ishte edhe segmenti në afërsi të ish-bazës së asfaltit, ku e gjithë rruga ishte mbuluar nga akulli.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se janë përballur në befasi me praninë e akullit dhe se në orët e para të mëngjesit ka patur mjete që kanë dalë nga rruga. Ata kërkojnë që firma mirëmbajtëse të bëjë kriposjen në vendet e rrezikshme ku ka prani akulli.

Aksi nacional Burrel – Skuraj vijon të jetë problematik për shkak të amortizimit të asfaltit, por tashmë edhe nga prania e ngricave, kryesisht në afërsi të urës së Ulzës dhe në Shkopet.