Ballina SOCIALE Akull në aksin Qaf Buall – Krastë

Akull në aksin Qaf Buall – Krastë

0

Temperaturat e ulëta të mbrëmjes së kaluar kanë krijuar probleme në rrugën Qaf Buall – Krastë. Segmenti hyrës i kësaj rruge është mbuluar nga akulli duke bërë që kalimi i mjeteve të jetë i rrezikuar.

Vetë drejtuesit e mjeteve shprehen se nuk është hedhur kripë në këtë aks që mund të ndihmojë në lëvizjen pa probleme të automjeteve.

Ndërkohë kalimi në këtë segment duhet bërë me shumë kujdes sidomos gjatë orëve të natës dhe orëve të para të ditës. Shpeshherë ky aks rrugor paraqet rrezikshmëri gjatë stinës së dimrit për shkak të ngricave që krijohen në rrugë, ndërkohë që qindra banorë të Martaneshit dhe subjekteve minerare lëvizin çdo ditë.

 Stina e dimrit krijon ngrica edhe në rrugë të tjera të Bulqizës siç është rruga e vjetër nga Qafa e Buallit në lagjen e vjetër.

Exit mobile version