Rekamë

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Pastrimit të Mjedisit edhe Bashkia Mat u angazhua në këtë aksion. E gjithë administrata e kësaj bashkie dhe institucionet qëndrore në nivel vendor u angazhuan në vende të ndryshme për të pastruar territorin.

Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se bashkia do ta kthejë në traditë pastrimin e mjedisit, ku do të zhvillohet të premten e fundit të çdo muaji. Po ashtu, Malaj tha se njëkohesisht bashkia do të punojë për pasijen e të gjitha zonave rurale me kontenjer mbeturinash në mënyrë që ndotja e mjedisit të eleminohet graduealisht.

Aksioni ka përfshirë edhe rrugët nacionale të cilat janë impakti i parë me të cilin përballen vizitorët që vijnë në Mat. I gjithë segmenti i shkopetit është pastruar anash rrugës, ndërsa mbeturinat janë tërhequr më pas me një mjet të Ndërmarrjes së Shërbimeve Bashkiake.