Aksioni i IKMT/ Banorët e Thethit ngrihen në protestë, bllokojnë urën që të çon në fshat

Aksioni i IKMT/ Banorët e Thethit ngrihen në protestë, bllokojnë urën që të çon në fshat

Banorët e fshatit turistik Theth kanë bllokuar hyrjen në urën kryesore që çon në fshat në shenjë proteste kundër operacionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Ky aksion ka nisur para dy ditësh me qëllim heqjen e objekteve të vendosura në mënyrë të paligjshme, kryesisht ato të përshtatura për bujtina turistike.

Operacioni u nis pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama, i cili kritikoi ashpër mungesën e çështjeve penale të nisura nga prokuroria e Shkodrës për këto objekte. Banorët shprehin shqetësim për pasojat që mund të ketë heqja e objekteve në zhvillimin turistik dhe ekonominë lokale, duke kërkuar një dialog të hapur me autoritetet.

Situata mbetet e qetë, ndërkohë që pritet vijimi i aksionit dhe reagimi zyrtar i institucioneve përkatëse.