Princ Leka Zogu, trashëgimtari i Mbretërisë Shqiptare mbrëmjen e së enjtes ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Përmes një fotoje të publikuar nga “Newsbomb.al”, është mësuar se Princ Leka si shkak i një rrëzimi ka lëndruar njërën dorë. Në këtë foto ai shihet që është shtrirë në krevat dhe dorën e djathtë e ka të fashuar.
Mesa duket Leka Zogu nuk ka pësuar dëme të tjera serioze, dhe sipas ‘Newsbomb’, Princi është në gjendje të mirë shëndetësore. Krah tij shihen edhe 3 mjekë të cilët i kanë dhënë ndihmën e duhur pas lëndimeve që ka pësuar.
Ndërkohë vetë Princi dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia nuk kanë bërë publike në rrjetet sociale diçka të re në lidhje me këtë incident që i ka ndodhur Leka Zogut. Nuk dihen detaje të reja se nga çfarë u shkaktua incidenti.