Arrestohet drejtuesi i mjetit që përplasi në Bulqizë nënë e bijë 10 vjeç ku për pasojë kjo e fundit mbeti e vdekur.
Sipas policisë në pranga është vënë sot Nel Shyti 32 vjeç, i cili u largua nga vendngjarja duke lënë në trotuar të plagosur rëndë nënë e bijë.
Burimet zyrtare shprehen se autori ishte në gjendje të dehur dhe ka humbur kontrollin duke përplasur 2 kalimtaret në rrugë. Vazja 10 vjeç humbi jetën në spital ku ishte dërguar bashkë me të ëmën 57 vjeçaren Shqipe Shyti.
Njoftimi i Policisë
“Nga Shërbimet e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.SH., 32 vjeç, pasi me datë 18.04.2021, në hyrje të qytetit të Ri – Bulqizë, duke drejtuar automjetin “Benz”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetase të mitur, si dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore shtetasja Sh.Sh., 57 vjeçe”, thotë policia.