Deklarata për mediat e kompanisë AlbChrome –pjesë e grupit Balfin, pas ngjarjes ku një minator humbi jetën teksa punonte në galeri:

“Një aksident ka ndodhur sot në minierën e Bulqizës. Një minator me profesion armator ka gjetur vdekjen si pasojë e aksidentit në nivelin e 18 të minierës. Minatorët e pranishëm tregojnë se aksidenti ka ndodhur si pakujdesi gjatë punimeve për armatimin e galerisë. Një katror i armatimit e ka zënë poshtë minatorin me iniciale E. A. duke i shkaktuar vdekjen.

Në këto momente jemi thellësisht të tronditur nga aksidenti dhe humbja e jetës e kolegut dhe shokut tonë dhe e gjithë vëmendja jonë është e përqëndruar te familjarët e viktimës, ndaj të cilëve Albchrome shpreh ngushëllimet më të ndjera. Në këtë moment duhen respektuar zija dhe ndjenjat e të afërmve dhe familjarëve të minatorit tonë. Në një moment të dytë do të ketë një analizë të plotë dhe të detajuar mbi shkaqet e ngjarjes.”