Rekamë

Premtim Hamzaj është arrestuar nga policia pas aksidentit të sotëm në Maqellarë të Dibrës, ku humbi jetën një person. Uniformat blu bëjnë me dije se 27-vjeçari ka qenë duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen Pasat’, në momentin kur ka humbur kontrollin, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën Edison Hamzaj 28-vjeç, si dhe u plagos shoferi dhe 2 shtetas të tjerë, që të gjithë kushërinj me njëri tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Nga specialistët e seksionit të trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. H., 27 vjeç, banues në Maqellarë, pasi me datë 03.01.2022, rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip ‘Volksëagen pasat’, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës dhe për pasojë mbetën të lënduar drejtuesi i mjetit, pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit D. H., 22 vjeç; A. H., 25 vjeç; dhe humbi jetën shtetasi E. H., 28 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.