Rekamë

Aksidenti i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në rrugën e Arbrit ku si pasoje e përplasjes dy drejtuesit e mjeteve Azem Guna 25 vjeç dhe Urim Kukeli 55 vjeç janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku mësohet se 25-vjeçari është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. . Dy automjete janë përplasur kokë më kokë duke u bërë copash.

Ngjarja sic kemi njoftuar edhe me pare ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit teksa dy automjetet po qarkullonin në drejtime të ndryshme. Siç duket nga pamjet përplasja ka qenë shumë e fortë saqë njëri nga automjetet është ndarë në dy pjesë.

Si pasojë e përplasjes dy drejtuesit e mjeteve Azem Guna 25 vjeç dhe Urim Kukeli 55 vjeç janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku mësohet se 25-vjeçari është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Ndërkohë është dashur ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës për të nxjerrë të plagosurit nga automjetet. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ky segment i rrugës së Arbrit ku ndodhi aksidenti është ndër pikat më problematike të rrugës së Arbrit në të cilën që nga hapja e rrugës janë shënuar të paktën pesë  ngjarje aksidentale.

E marta ka shënuar edhe një tjetër aksident është shënuar rreth orës 13.45, në fshatin Sllovë të Dibrës, ku janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit E.L., dhe E.B. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve,  të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.