Aksidentet e tre mujorit të parë të vitit, në Qarkun Dibër dyfish më shumë nga viti i kaluar

0

Aksidentet rrugore janë lajmet që zënë çdo ditë hapsirë në madiat shqiptare. Ndërkohë, Instituti i Statistikave ka nxjerr të dhënat e tre mujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT, në tre mujorin e parë të këtij viti numri i aksidenteve në Qarkun Dibër ka qenë sa dyfishi i vitit të kaluar. Në periudhën Janar – Mars 2022 në Qarkun Dibër janë shkaktuar 3 aksidente me me 5 të vdekur e të plagosur, ndërsa në tre mujorin e parë të këtij viti janë shënuar 6 aksidente me 12 persona të vdekur e të plagosur.

Aksidenti më i rëndë ishte ai i ditëve të para të vitit ku në Gjoricë të Bulqizës humbën jetën 3 persona, pasi mjeti me të cilin ata udhëtonin nga fshati Gjoricë u përplas me një tjetër mjet që lëvizte nga Maqellara në drejtim të Bulqizës.

Sa i përket statistikave, numrin më të lartë për tre mujorin e parë të këtij viti e mban Qarku Diranë me 128 aksidente, me 167 të plagosur e viktima.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT numrin më të ulët të aksidenteve për tre muajt e parë të këtij viti e mban Shkodra me 4 aksidente, me 6 persona të plagosur e të vdekur.

Dritan Kurti