Aksident në tunelin e Murrizit, disa të plagosur

0
2062

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në brendësi të tunelit të Murrizit.

Dy automhete që lëviznin në drejtime të kundërta janë përplasur kokë më kokë.

Nga informacionet paraprake mësohet se ka disa të plagosur pasi drejt vendngjarjes janë nisur autoambulanca nga Tirana dhe Klosi.

Një nga të plagosurit është një shtetase italiane e cila ka qenë në njërin nga mjetet e aksidentuar.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.