Aksident në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, tre të lënduar

Aksident në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, tre të lënduar
Një aksident rrugor është regjistruar sot në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz dhe një automjet tip Ford (fuoristradë). Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre edhe drejtuesi i njërës prej mjeteve. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në urgjencë. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.