Rekamë

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në rrugën e Arbrit.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë duke u bërë copash.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit teksa dy automjetet po qarkullonin në drejtime të ndryshme.

Siç duket nga pamjet përplasja ka qenë shumë e fortë saqë njëri nga automjetet është ndarë mëdysh.

Si pasojë e përplasjes dy drejtuesit e mjeteve Azem Guna 25 vjeç dhe Urim Kukeli 55 vjeç janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të traumës ku mësohet se 25 vjeçari është në gjendje shumë të rëndë.

Ndërkohë është dashur ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës per të nxjerrë të plagosurit nga automjetet.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ky është ndër pikat më problematike të rrugës së Arbrit në të cilën që nga hapja e rrugës janë shënuar të paktën pesë  aksidente.