Aksident në Qafë Bualli, dy mjetet përplasen me njëra tjetrën, drejtuesit përfundojnë në spital

Aksident në Qafë Bualli, dy mjetet përplasen me njëra tjetrën, drejtuesit përfundojnë në spital

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Arbrit, në afërti të vendit të quajtur si Qafa e Buallit.

Gazetari Enver Doçi ka raportuar për BalkanWeb se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë drejtuesit e tyre janë dërguar në spitalin e Bulqizës.

Në pamjet e siguruara shfaqet njëri prej automjeteve, i cili është përmbysur pas përplasjes së fuqishme. Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të punuar mbi zbardhjen e dinamikës së aksidentit.