Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në vendin e quajtur Kryqëzimi i Bolonjës, në qendër të qytetit të Peshkopisë. Një mjet tip Mercedes me targa AB858VZ me drejtues shtetasin L.K ka goditur një tjetër mjet me targa Angleze. Ky i fundit është rrotulluar duke u kthyer në krahun e kundërt të lëvizjes.

Në momentin e rrotullimit ka goditur shtetasin Nuri Ndregjoni teksa po kalonte në trotuar, drejt vijave të bardha. Ndregjoni është dërguar në spitalin rajonal të Peshkopisë ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Dibrës mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor ka kryer veprimet e para.

 Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit të automjetit me targa angleze dhe nuk ka qëndruar në rrethrrotullim, ku është goditur nga mjeti tjetër që kishte përparësinë e lëvizjes, por që lëvizte me  shpejtësi.

Policia ka shoqëruar të dy drejtuesit e automjeteve dhe po bën verifikimet e nevojshme.

Dritan Kurti