Aksident në një minierë në Martanesh, plagoset 64 vjeçari, jashtë rrezikut për jetën

Aksident në një minierë në Martanesh, plagoset 64 vjeçari, jashtë rrezikut për jetën

Një tjetër aksident në thellësi të tokës është shënuar në një nga galeritë e kromit në Martanesh të Bulqizës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një subjekt minerar në Krastë-Martanesh, ku shtetasi B.K, 64 vjeç, banues në Bulqizë, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë gjatë punës. 64-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitëlin e Bulqizës ku pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore është larguar për në banesë.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe Insopektoriati Shtetëror i Punës ishin në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, verifikimet po bëhen nëse kompania e cila administron galerinë ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik në punë.

Aksidente të tilla në galeritë e kromit në zonën e Bulqizës janë të shpeshta, por ka patur raste edhe me humbje jete njerëzore. Sipas specialistëve, strukturat e sigurisë në miniera nuk duhet të presin që të ndodhin aksidente për të kontrolluar nëse zbatohen rregullat e sigurimit teknik, por të bëjnë kontrolle periodike mbi subjektet minerare.