
Një tjetër aksident është shënuar në galeritë e nëntokës në zonën e Bulqizës. Faktin e konfirmon policia lokale e cila në një deklaratë për mediat thotë se ka referuar materialet proceduriale në prokuroinë e Dibrës. Deklarta e uniformave blu të Dibrës nuk jep asnjë detaj veç emrit të të plagosurit me iniciale, por pa dhënë detaje zonën apo subjektin minerar në të cilin ka ndodhur aksidenti me pasojë plagosjen e një 55 vjeçari.
“U referuan materialet procedurale pranë Prokurorisë së Rrethit Dibër si ngjarje aksidentale, pasi shtetasi I.A, 55 vjeç, është dëmtuar lehtë gjatë punës në një subjekt minerar” – thuhet në deklaratën e policisë.
Ndërkohë, burime bëjnë me dijeni se aksidenti ka ndodhur në një nga galeritë e kromit në zonën e Martaneshit , ku fatmirësisht 55 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Galeritë e nëntokës në zonën e Bulqizës vijojnë të prodhojnë aksidente gjatë punës, ndërsa në disa raste kanë rezultuar fatale për punëtorët e nëntokës.