Aksident në Milot-Mamurras, rendohet bilanci,shkon në 3 numri i viktimave (EMRAT)

0

KURBIN/ Një tjetër viktimë është gjetur sot ne mengjes në aksidentin e ndodhur naten e se merkures ne aksin Milot-Mamurras. Polumbarët kanë gjetur në kanalin me ujë trupin e pajetë të Nikoll (Dritan) Gjonit.

Bilanci i aksidentit ka shkuar në tre viktima teksa automjeti tip ”Toyota” që po udhëtonte në rrugë çau bordurën dhe ra në kanalin me ujë.

Viktimat e tjera ishin Saber Dunga.,45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa,39 vjeç, banues në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ka shkaktuar deri më tani 3 viktima.