Një aksident i rëndë u shënua këtë të enjte në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë në afërsi rrethrrotullimit të Maqellarës. Një mjet tip motorr dhe një autoveturë u përlasën në lëvizje. Policia tha se paraprakisht dyshohet që aksidenti ndodhi për shkak se drejtuesi i motorrit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën anësore të automjetit.
Goditja duket që ka qenë e fortë pasi mjetit i është shkaktuar dëm i madh ndërsa motorri ka përfunduar disa metra jashtë rruge në livadh. Si rezultat i përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës E.Hyseni i cili është dërguar menjëherë në spiatlin Rajonal të Peshkopisë për të marrë ndihmë mjeksore.
Ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar shumë dëmtime për shka se ndodhej me shpejtësi të vogël. Policia e Dibrës shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e vërteta të këtij aksidenti.