Aksident në kantierin e ndërtimit të parkut Retro në Bulqizë, plagoset 45-vjeçari

Aksident në kantierin e ndërtimit të parkut Retro në Bulqizë, plagoset 45-vjeçari

Një aksident është shënuar në Parkun Tematik Retro në Bulqizë një ditë më parë, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme është bërë publike.

Një 45-vjeçar është dëmtuar rëndë, por pa rrezik për jetën. Sipas të dhënave nga inspektimi në terren mësohet se 45 vjeçari ka tentuar të ngjitet mbi kamion është rrëzuar dhe ka dëmtuar krahun dhe ka goditur kokën në një platformë metalike që shërben për ngritjen e materialeve.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh.D, 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ky shtetas, duke qenë me detyrë drejtues punimesh i një subjekti privat, nuk ka marrë masat përkatëse të mbrojtjes në punë, dhe si pasojë, gjatë punës është dëmtuar punëtori, shtetasi O.B, 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme