Aksident në Gjoricë, përplasen dy mjete
Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në segmentin rrugor Ura e Çerenecit – Maqellarë.
Një automjet tip Golf është përplasur me një mjet tip Benz që po levizte në drejtim të Maqellarës.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të urës së Drinit në fshatin Gjoricë e Poshtme, teksa mjeti tip Golf po hynte në rrugën e fshati teksa ka goditur mjetin benz i cili është futur në parakalim.
Për fat të mirë nuk ka humbje jetësh njerëzore, ndërsa drejtuesi i mjetit golf ka pësuar lëndime të lehta.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të aksidentit.
Nukdihet identiteti i të plagosurve në këtë aksident, ndërsa është i pari pasi rruga ka përfunduar plotësisht ndërtimin ku pak ditë më parë u vendos edhe sinjalistika horizontale.