Aksident në Bulqizë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

0
28

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Bulqizë – Maqellarë në vendin e quajtur Fushë – Bulqizë. Një automjet tip Audi doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj.

Si pasojë e përplasjes së fortë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit 25 vjeçari Ramadan Meta. Ai është dërguar me urgjencë nga kalimtarë të rastit për në spitalin e Bulqizës, por për shkak të gjendjes së komplikuar dhe plagëve të rënda të marra, është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Bulqizës, ku po heton rrethanat e këtij aksidenti. Ndërkohë, paraprakisht mësohet se shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte automjeti tip Audi.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë në pak ditë në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi. Vetëm tre ditë më parë një 18 vjeçar humbi jetën teksa mjeti në të cilin ai ndodhej pasagjer doli nga rruga në fshatin Melan.

Dritan Kurti