Ballina AKTUALITET Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë, drejtuesi i “Land Rover”-it humb kontrollin dhe përplas...

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë, drejtuesi i “Land Rover”-it humb kontrollin dhe përplas dy makina

0

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ndërsa mësohet se në të janë përfshirë tre automjete.Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ndërsa mësohet se në të janë përfshirë tre automjete.

Sipas policisë shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera.

Sakaq, si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, që ndodheshin në një prej mjeteve të përplasura, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Exit mobile version