Aksident në aksin Burrel – Skuraj, plagosen 6 pjestar të një familjeje

0

Një aksident me 6 të plagosur u shënua mëngjesin e kësaj të diele në aksin nacional Burrel – Skuraj. Një automjet tip benz në të cilin ndodheshin gjashtë anëtarët e së njëjtës familjeje përfundoi poshtë një ure në fshatin Kokërdhok.

Nga përplasja e mjetit mbetën të plagosur të gjithë anëtarët e familjes, ndërsa një fëmijë 12 vjeç u dërgua me helikopter në spitalin e traumës në Tiranë.

Katër anëtarë të tjerë u dërguan me autoambulancë pasi morën ndihmën e parë në spitalin e Burrelit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor është në vendin e ngjarjes. Nuk është hera e parë që ndodhin aksidente në këtë vend.

Mungesa e sinjalistikës dhe mbrojtëseve anësore ka bërë që shpeshherë mjetet të dalin nga rruga e të përfundojnë në përrua, fatmirësisht pa viktima.