Aksident në aksin Burrel–Klos, një person në gjendje të rëndë dërgohet në Tiranë

Aksident në aksin Burrel–Klos, një person në gjendje të rëndë dërgohet në Tiranë
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në rrugën nacionale Burrel–Klos, ku një automjet është përplasur me një motor. Për pasojë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur. Fillimisht, i dëmtuari ka marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit, më pas është transportuar në spitalin e Burrelit, ku pas trajtimit mjekësor është dërguar me ambulancë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.Banorët e zonës theksojnë se kjo rrugë është shpesh problematike, pasi aksidente të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në këtë segment.