Përfshihen në aksident disa makina në aksin e autostradës Milot- Mamurras. Si pasojë 3 persona janë lënduar.
Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë teksa në aksident janë përfshirë katër makina.
Burimet bëjnë me dije për Drita se janë 2 mjete që u përplasen fillomisht dhe me pas kanë goditur një mjet të eskortës së ish kryemonistrit Sali Berisha.
Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të takimit ne Kurbin, përgjatë kthimit në kryeqytet ku njëra nga mjetet e eskortës është përfshirë në aksident, raporton gazeta Drita.
Tre personat që janë lënduar lehtë po marrin mjekim në urgjencën e Laçit.
Nga ana tjetër, grupi shoqërues i Berishës pretendon se i ka dalë para një makinë kundravajtje, e cila sipas tyre ka shkaktuar aksidentin.
Makina ku udhëtonte Berisha sipas personave pranë stafit të ngushtë të tij nuk është aksidentuar.
Ende nuk janë mësuar detaje të tjera si ka ndodhur aksidenti.