Aksident i shumëfishtë në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi

Aksident i shumëfishtë në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi

Pak minuta më parë, një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të fshatit Dovellan. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë katër automjete, ndërsa raportohet se ka edhe persona të lënduar.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mjegulla e dendur dhe lagështira në rrugë, të cilat kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve. Kjo nuk është hera e parë që në këtë segment rrugor, pjesë e Rrugës së Arbrit, regjistrohen aksidente.

policisë esjte nisur drejt vendngjarjes për të sqaruar rrethanat dhe për të menaxhuar trafikun, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i personave të plagosur.

Mjegulla e dendur, e cila prej më shumë se 23 ditësh ka përfshirë qarkun e Dibrës, vijon të mbetet një rrezik serioz për drejtuesit e mjeteve. Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në këtë periudhë festash, ku qarkullimi është rritur ndjeshëm për shkak të ardhjes së emigrantëve për festat e fundvitit.