Një aksident i rëndë rrugor është rregjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrubik të Mirditës.

Automjeti tip Alfa Romeo që drejtohej nga shtetasi Lad Caka është përplasur me një autobuz ku udhëtonin tetë turistë.

Përplasja ka qënë e fortë dhe mjeti Alfa Romeo është ndarë në dy pjesë, teksa ka humbur jetën në vend drejtuesi Ladi aka nga Mirdita.

Alfa Romeo është përplasur edhe më bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë demtime 8 persona që udhëtonin si pasagjerë në autobus.

Ata janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Lezhës, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit, teksa dyshohet se shkak i aksidentit të jetë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve.