
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ku një automjet tip ‘Seat’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në livadh.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të karburant ‘Tançi’-t, tek Pishat.
Nga aksidenti i rëndë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave. Ndërkohë, paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën automjeti po lëvizte dhe lagështira në rrugë.