Aksident i rëndë në Bulqizë, dy të vdekur dhe një i lënduar
Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku sot në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në vendin e quajtur Antena, në Qafë-Buall Bulqizë, ku një automjet tip “Nissan” ka dalë nga rruga.
Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën shtetasit B.Gj. dhe D.Gj., si dhe ka mbetur i lënduar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A.Gj.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.