
Aksident i rëndë në aksin Burrel-Klos. Mësohet se 6 persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre sipas informacioneve të fundit, janë në gjendje të rëndë, mes tyre një fëmijë.
Gazetari Enver Doçi raportoi se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kuq”, ku automjeti ka dalë nga rruga. Personat e plagosur po shkonin në burgun e Burrelit për të takuar një të afërm, por me sa duket makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, teksa personat e plagosur janë dërguar në spital.