Aksident i rëndë në aksin Bulqizë-Peshkopi, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën, disa të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Bulqizë-Peshkopi, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën, disa të plagosur
Një aksident i katërfishtë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi. Katër automjete të cilat po lëviznin në drejtim të Bulqizës janë përplasur duke përfunduar në kanal. Si pasojë u plagosën të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët që ndodheshin në to, disa prej të cilëve janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës. Aksidenti ka ndodhur në një segment të dëmtuar ku për shkak të gropave, shpesh automjetet ndryshojnë korsi dhe bëhen burim aksidenti.