ankohen drejtuesit e mjeteve Aksi rrugor Qaf Bualli – Klos ka mungesë të theksuar të sinjalistikës rrugore. Në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge mungon sinjalistika horizontale, duke u kthyer në një rrezik të madh për drejtuesit e automjeteve sidomos gjatë natës. Rruga ka mungesë edhe të sinjalistikës vertikale. Në shumë vende ajo mungon. Por problemi më i madh në këtë aks rrugor është mungesave e barrierave mbrojtëse anësore. Drejtuesit e mjeteve shprehen se me gjithë këto probleme që ka rruga e bëjnë atë shumë të rrezikshme sidomos për drejtuesit e mjeteve që nuk e njohin mirë terrenin. Përfundimi i rrugës së Arbrit do ta nxjerrë këtë aks rrugor dytësor, por deri atëherë, drejtuesit e mjeteve kërkojnë që në të të investohet në rritjen e parametrave të sigurisë.