
Aksi rrugor nacional Burrelk – Skuraj pranohet edhe nga autoritetet që është në gjendje të degraduar. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu në një intervistë të dhënë për Mat Televizion tha se ky segment i aksit nacional Skuraj – Peshkopi është në gjendje të mjerueshme, ndërsa i është bërë e ditur disa herë Autoritetit Rrugor Shqiptar. Por sipas Shehut firma m,irëmbajtëse i ka bërë detyrat e saj që ja ngarkon kontrata siç është plotësimi i sinjalistikës horizontale, ndërtimi i barrierave apo pastrimi i kanaleve kulluese. Sa i përket nevojës së kësaj rruge, prefekti Nexhbedin Shehu u shpreh se duhet një investim akoma më i madhe se sa mirëmbajtja, pasi kjo e fundit nuk e zgjidh situatën gangrenë që është krijuar.
Aksi nacional Burrel – Skuraj në shumë segmente ka çedime të rrugës të cilat janë kthyer në një rrezik për aksidente. Po ashtu, në shumë pjesë mungon sinjalistika vertikale e barrierat metalike anësore.