Është zhvilluar dita e dytë e trajnimit të të rinjëve në kuadër të zbatimit të projektit “Një vizitë larg nga karriera juaj e ardhshme” që po zbatohet në vendin tonë nga organizata “Albanian Skills”. I pranishëm në trajnimin e kësaj të shtune ishte edhe vetë kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj. Ai tha se ky projekt do të mbështetet fort edhe nga institucioni që ai drejton në mënyrë që të rinjtë të kenë paraprakisht një orjentim të karrierës së tyre apo të punësimit. Malaj shtoi se bashkia po zbaton një tjetër projekt që do të ndihmojë të rinjtë që duan të kenë arsim profesional dh eta marrin atë Brenda qytetit të Burrelit.
Drejtoresha Ekzekutive e organizatës “Albanian Skills” Ana Zacharian, duke mbështetur ngritjen e arsimit professional në qytetin e Burrelit, tha se është mirë që në orjentimin e të rinjëve të punojë edhe vetë familja.
Trajnimi i projektit “Një vizitë larg nga karriera juaj e ardhshme”, do të mbyllet të dielën.