Solidarizimi i matjanëve me të dëmtuarit nga tërmeti i 26 Nëntorit vijon ende. Agron Gjinaj nga fshati rrethe Baz ka hapur dyert e banesës së tij. Agroni vetë me familjen jeton në Greqi ndërsa i ka thënë kushurëririt të tij, Luanit që banesën tua japë familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Banesa e tij është e kompletuar dhe lejon qëndrimin e familjes në të për një afat të gjatë. Luan Gjinaj thotë se pronari i banesës ka kërkuar që në solidarizim me situatën tju vij në ndihmë të dëmtuarve në këtë mënyrë. Kontakt: +355 68 26 61 301