
Të enjten, agjensia “Stop Krimi” është gjendur pranë famlijes së ish minatorit qe humbi jeten ne minieren e Selishtes, në Diber, disa dite me pare. Ndihma e Agjensisë “Stop Krimi” ka konsituar në ndihma ushqimore per nje vit për familjen e të ndjerit Rexhep Rushiti qe ka lene 3 femije jetimë dhe bashkwshorten në mjerim të plotë.
Kordinatorja e “Stop Krimi” Heroina Ruçi dhe drejtorit ekzekutiv i kësaj Agjensie, Fatmir Sena, thanë se ndihmat ndaj kësaj familjeje fatkeqe do te vijojne dhe ne te ardhmen.
Ndersa nëna e tre fëmijëve të mbetur jetima, Irena Rushiti falenderon agjensine “Stop Krimi” per ndihmën e dhënë falë dhe kontibutit nga fushata e ndermarre nga bashkëatdhetarja me banim në Amerikë, Monda Hamitaj, per ndihmat e grumbulluara në sete të ndryshme ushqimore.
Para se të largoheshin nga ky mision humanitar, punonjësit e Agjensisë “Stop Krimi” fotografuan dhe shtepine e familjes Rushiti duke premtuar se do të ktheheshin së shpejti per nje rikonstruksion të plotë të kësaj banese.