Adem Boba, babai i 15-vjeçarit E.B, Adem Boba kërkon drejtësi për djalin e tij
I është dhënë në Bulqizë lamtumira e fundit 15 vjeçarit që u plagos ditë më parë në Durrës. Babai i 15 vjeçarit që u vra me thikë pas një sherri të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më parë në Durrës, ka thënë se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt. Në dëshminë e tij, ai tregoi se djali nuk ka pasur asnjë lidhje, pasi vetëm i ka shoqëruar shokët e tij, pasi i kanë thënë për t’i dërguar me makinë që të sqaroheshin me disa persona të tjerë Gjithashtu, Adem Boba u shpreh një grua e moshuar ka qenë dëshmitare okulare.
Babai i 15 vjeçarit Adem Boba kërkon që të vendosë drejtësia, në të kundërt do ta zgjidhë vetë, pasi djali i tij ka qenë i pafajshëm në këtë histori.
Në bankën ku kishte mësuar 3 vite më parë 15 vjeçari Erjon Boba në Bulqizë u vendosën lule nga ish shokët dhe shoqet e klasës.