Acari mbërthen Bulqizën, probleme me rrugët rurale

Acari mbërthen Bulqizën, probleme me rrugët rurale

Mbrëmjen e kaluar një pjesë e Bulqizës është përfshirë nga reshjet e borës.

Ndërkohë, ulja ekstreme e temperaturave ka bërë që të ketë prezencë të akullit.

Në disa rrugë rurale është bërë e vështirë lëvizja e automjeteve ndërsa në terren kërkohet ndërhyrje për hedhjen e kripës sidomos në zonën e Fushë Bulqizës.

Po ashtu, prezencë akulli mësohet se ka edhe rruga Ura e Çerenecit – Librazhd ku në disa segmente është e vështirë lëvizja pa zinxhirë.

Era e fortë që ka përfshirë zonat rurale ka bërë që në shumë fshatra të ketë mungesë të energjisë elektrike, ndërsa grupet e OSHEE po punojnë në terren për rikthimin e tyre.