Kledi dhe Beatrix ishin pjesë e një orgnanizimi shumë të bukur nga “Vëllai i Madh”. Kledi e zgjodhi këngëtaren për të qenë pjesë e një takimi vetëm për vetëm me njëri-tjetrin.
Pas takimit, banorët ishin shumë “të etur” për të bërë pafund pyetje lidhur me përjetimet e dyshes. Beatrix tregoi se takimi shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e prite dhe totalisht brenda normave.
Kledi nga ana tjetër e ka pranuar prej ditësh se për Beatrix ka një pëlqim dhe se këtë takim e shfrytëzoi pikërisht si një mundësi për ta njohur më mirë.
Pas një diskutimi të gjatë, ishte radha e Beatrix të tregonte hapur qëndrimin e saj final. E pyetur nga Einxhel ajo tregoi se për Kledin nuk ka një pëlqim duke i bllokuar kështu rrugën një raporti më shumë se sa shoqëror.