A do t’i hapet rrugë arrestimit të Ballukut? Grupi Parlamentar i PS del nesër me një qëndrim. Zbardhet agjenda e mbledhjes së socialistëve
Partia Socialiste mbledh nesër Grupin Parlamentar, nga ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut. Grupi Parlamentar socialist do të mblidhet në orën 11:00,. Vendi i zgjedhur për këtë mbledhje është Pallati Brigadave, ndërsa agjenda do të nis me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Një ditë më parë pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku. Mbledhja, sipas agjendës, do të ketë fjalën dhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, ndërsa do të shihet se cili do të jetë qëndrimi i socialistëve për çështjen Balluku.