
Ditën e sotme në komisionin e ligjeve deputetja matjane Dhurata Çupi i është rikthyer edhe një herë temës së “nxehtë” të shkrirjes së gjykatës së Matit.
Çupi ka kërkuar llogari nga komisioni a do të shkrihet realisht ky instirucion si dhe ka parashtruar gjithë problematikat për matjanët nëse shkrirja e gjykatës me atë të Dibrës do të realizohej.
Sipas deputetes në matjani i cili jeton në zonat rurale do ti duhej rreth 4 orë për të mbërritur në Dibër.
Statusi i Çupit në facebook.
Sot në degjesën për buxhetin e vitit 2022, me Kryetaren e KLGj, kërkova tê mbahet në vêmendje distanca e largët qe ju duhet Matjaneve për të udhëtuar deri në Diber për të aksesuar çeshtje gjyqësore . Me poshte nje fragment nga kërkesa ime ne Komisionin e Ligjeve ne Kuvend.