‘A do ja hanit me të vërtetë veshin Ramës? Kryemadhi: Nuk i dihet se jam e paparashikueshme. E di ai!

0
9

Në studion e Eni Vasilit, analisti Besart Kadia e ka pyetur nëse do ta bënte vërtetë atë që kishte premtuar, ndërsa Kryemadhi dha një përgjigje evazive. 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open”, ka komentuar deklaratën që ka bërë ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar ndaj kryeministrit Edi Rama.

E ulur në një shesh, Kryemadhi tha se për prishjen e godinës “do t’i hante veshin”, ndërsa në studion e Eni Vasilit, analisti Besart Kadia e ka pyetur nëse do ta bënte vërtetë atë që kishte premtuar, ndërsa Kryemadhi dha një përgjigje evazive. 

PYETJE: Në qoftë se do ishit afër Edi Ramës, a do ja hanit me të vërtetë veshin?

Kryemadhi: Nuk i dihet. Jam e paparashikueshme. E di ai!